iniciativë qytetare apartiake për të drejtën e votës së diasporës shqiptare.

Ftesë e hapur organizatave dhe individëve:

Fushata #duatevotoj2025 nisi në Mars 2024 pasi parlamenti e kishte tejkaluar afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për mundësimin e votës së diasporës. Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës postonin në rrjete sociale nën hashtagun #duatevotoj2025. Pasi të gjithë hapat institucionalë ishin ezauruar dhe Gjykata Kushtetuese ishte shprehur, na kishte ngelur vetëm të protestonim që ky vendim të zbatohej. Kështu vendosëm të protestonim para konsullatave tona nëpër botë. Me 19 prill protestuam në Mynih dhe me 24 prill në Vjenë. Me 2 Maj, organizuam një aksion në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë seancës së tyre plenare, ne shfaqëm banderolën tonë dhe ju fluturuam në ajër vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ju rikujtuar përgjegjësinë e tyre.

Përgjatë muajit Maj, kemi thirrur 5 protesta në qytete të ndryshme të Europës. Me 12 Maj do protestojmë në Stuttgart, me 18 Maj në Milano, me 23 Maj në Hagë, me 24 Maj në Bruksel dhe me 25 Maj në Londër. Ju ftojmë t’i bashkoheni fushatës tonë për ta realizuar votën e diasporës në zgjedhjet e 2025.

Wir benötigen Ihre Zustimmung zum Laden der Übersetzungen

Wir nutzen einen Drittanbieter-Service, um den Inhalt der Website zu übersetzen, der möglicherweise Daten über Ihre Aktivitäten sammelt. Bitte überprüfen Sie die Details in der Datenschutzerklärung und akzeptieren Sie den Dienst, um die Übersetzungen zu sehen.