Manifesti Dua të votoj në 2025 nga Diaspora.
Ne, nismëtarët dhe mbështetësit e thirrjes #duatevotoj2025, qëndrojmë të bashkuar për të siguruar që mbi një milion qytetar shqiptar nga diaspora, pavarësisht se ku banojnë, të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën për të votuar edhe nga jashtë vendit. Lëvizja jonë lindi nga vizioni i përbashkët për të fuqizuar diasporën shqiptare që të marrë pjesë në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë. Besojmë se e drejta e votës është themelore për demokracinë shqiptare dhe se Parlamenti dhe Presidenti i Republikës duhet të kujdesen që asnjë qytetar të mos përjashtohet nga procesi zgjedhor.
Parimet Themelore:
Përfshirja dhe angazhimi qytetar: Ne besojmë në një demokraci gjithëpërfshirëse, ku çdo shqiptar me të drejtë vote, në vend dhe jashtë, ka mundësinë të votojë. Vlerësojmë pjesëmarrjen aktive dhe inkurajojmë të gjithë shqiptarët të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të angazhohen në procesin demokratik të votimit.
Transparenca dhe kushtetueshmëria: Jemi të përkushtuar ndaj transparencës institucionale të ligjvënies dhe proçeseve zgjedhore. Kërkojme transparencë të plotë nga Parlamenti dhe institucionet kushtetuese për të ruajtur besimin e qytetarëve tek to.
Pavarësia politike: Operojmë në mënyrë të pavarur nga çdo parti politike për të promovuar interesat më të gjera të diasporës. Respektojme bindjet dhe angazhimet politike të secilit mbështetës, por nuk promovojmë asnjë subjekt zgjedhor në veçanti.
Qëllimet dhe Objektivat:
Reformë e drejtë zgjedhore: Synojmë për ndryshime në ligjin zgjedhor që sigurojnë të drejtën e votës për diasporën shqiptare, si dhe një kod zgjedhor të drejtë dhe të barabartë për të gjithë kandidatët.
Ndërgjegjësimi i diasporës: Të rrisim ndërgjegjësimin mes shqiptarëve të diasporës për rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje.
Mobilizimi i Komunitetit: Të bashkojmë dhe mobilizojmë diasporën shqiptare për të kërkuar së bashku të drejtën për të votuar.
Metodat dhe Mjetet:
Ndërgjegjësimi i ligjvënësve: Të bashkëpunojmë me ligjvënësit, komisionet zgjedhore dhe palë të tjera të interesit për të lobuar për ndryshime legjislative që njohin të drejtat e votimit të diasporës.
Partneritetet: Të bashkëpunojmë me organizata të interesuara dhe grupe të shoqërisë civile për të amplifikuar mesazhin tonë.
Fushata informuese dhe përfshirja: Të organizojmë fushata publike dhe programe përfshirjeje për të informuar diasporën mbi të drejtat e tyre dhe mënyrën e ushtrimit të tyre.
Konsultim: Të kërkojmë vazhdimisht komente nga mbështetësit tanë dhe komuniteti më i gjerë për t'u siguruar që strategjitë tona pasqyrojnë nevojat e tyre.
Thirrje për Protestë:
Ne ftojmë të gjithë shqiptarët dhe mbështetësit e demokracisë t'i bashkohen protestave tona pranë ambasadave dhe konsullatave shqiptare nëpër Botë. Së bashku, mund të arrijmë një reformë domethënëse zgjedhore që garanton të drejtën e votës për çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton.
Përfundim:
Lëvizja jonë përfaqëson shpresën për një Shqipëri më gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Duke punuar së bashku dhe duke qëndruar të palëkundur në parimet tona, do të sigurojmë që vota e diasporës të bëhet realitet.
Wir benötigen Ihre Zustimmung zum Laden der Übersetzungen
Wir nutzen einen Drittanbieter-Service, um den Inhalt der Website zu übersetzen, der möglicherweise Daten über Ihre Aktivitäten sammelt. Bitte überprüfen Sie die Details in der Datenschutzerklärung und akzeptieren Sie den Dienst, um die Übersetzungen zu sehen.